Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë nga qeveria shqiptare të heqë dorë nga kortezitë e fjalëve, por të vihet në lëvizje për të zbatuar premtimet e dhëna. Madje në përgatitje të zgjedhjeve të tetorit ata bëjnë thirrje edhe për më shumë bashkëpunim nga shteti amë.

Premtimet e qeverisë shqiptare kanë qënë të shumta, por në realitet është bërë shumë pak. Roli i shtetit shqiptar tek bashkëkombasit tanë që jetojnë në Mal të Zi, nuk është ndjerë dhe madje ata janë të pakënaqur me Tiranën zyrtare.

Ministri për të Drejta dhe Pakica në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka thotë se ka ardhur koha ti jepet fund vizitave të kortezisë, e të kalohet tek veprimet konkrete.

Mehmet Zenka Sa herë që takohemi, ne kërkojmë dicka ata premtojnë dhe reailizimi është zero. Ka ardhur koha që shteti shqiptar të ulet me shtetin malazez dhe të përcaktojnë kërkesat afatmesme. Na duhen zgjidhje afatmesme dhe afatgjata.

Politikat afatmesme dhe afatgjata janë ato që duhen parë me emergjencë. Në këtë pikë ministri Zenka përmend dy prej tyre.

Mehmet Zenka Përfaqësimi i shqiptarëve në bazë proprocionalitetit dhe decentralizimi në Mal të Zi

Një optikë tjetër ka në këtë lexim të marrëdhenieve mes dy shteteve zyrtari shqiptar i partisë së Milo Gjukanoviç, DPS Nikoll Gegaj. Ai i cilëson për tu marrë shembull

Nikoll Gegaj Nuk mund të themi është ideal por dukshëm është përmirësuar krahasuar me vitet e kaluara.

Viti që kemi nisur është një vit zgjedhor në Mal të Zi, e ku shqiptarët nga një deputet, shpresojnë që përfaqësimi i tyre në kuvendin e ri të jetë sëpaku me dy ose tre ligjvënës. Por për të kapur këtë objektiv së pari duhet që forcat politike të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit, pasi përçarja që i ka karakterizuar në gjithë këto vite

ORA NEWS