Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar lirimin por edhe xhirot që personazhet e njohur të botës së krimit në Shqipëri bëjnë thuajse çdo ditë.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha, teksa vë në dukje këtë fakt, ironizon me “luftën” që autoritetet i kanë shpallur ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është në arrati pasi fshehudënimin në formularin e dekriminalizimit.

“Kur të gjithë “çunat me emër” po dalin nga burgu, për cfare dreqin vazhdojnë ta kërkojne për të arrestuar kete Kajmakun?!!!! Mbahu Kajmak mos na zhgënje…” shkruan gazetari.