5 muaj nga ndarja nga jeta e publicistit dhe gazetarit të mirënjohur Fatos Baxhaku, me iniciative të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë ,këshilli bashkiak i Elbasanit i akordoi titullin e lartë “Qytetar Nderi” pas vdekjes .
I njohur për penën brilante në reportazhe dhe kritik i tranzicionit shqiptar, gazetari Baxhaku u nderua për kontributin e dhënë në fushën e gazetarisë si model i njeriut fisnik dhe gazetarit të përkushtuar ,në të gjitha zhanret e gazetarisë .
Ceremonia nderuese u mbajt në Universitetin e Elbasanit, aty ky Fatos Baxhaku jepte mësim në degën e gazetarisë, ndonëse si i jashtëm. Të pranishëm në ceremoni vec drejtuesve lokal, ishin familjarë të publicistit, të cilët ende nuk e kanë pranuar humbjen e tij, studentë, pedagog etj. Për kreun e Unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa , Fatos Baxhaku do të mbetet gazetari i lajmeve të përiferisë, me moral të lartë dhe plot virtyte.
Origjina e Fatos Baxhakut është Elbasani, ndaj vlerësimi nuk mund të mungonte nga ky qytet. Titulli iu dorëzua familjarëve nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja.
Për vajzën e Fatosit, ende është e vështirë ta pranojë që babai i saj është larguar, pasi ajo cka ai ka lënë pas është një pasuri e pacmueshme. Me zërin që i dridhet dhe sytë që e tradhëtojnë Bora ndjehet falenderuese për nderimin e të atit.
Për vëllain e Fatosit Artur Baxhakun, pedagog në fakultetin e Shencave të Natyrës, Fatosi ishte një njeri i rrallë, i cili cdo punë e bënte me përkushtim. Teksa ndan me ne kujtimet e të vëllait, shprehet i lumtur për rrugëtimin e jetës së tyre.
Fatos Baxhaku u shua ne gusht të vitit 2019-të në moshën 55 vjecare , duke e humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.