Nëj sasi prej 4 ton marmalatë e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, për shkak se nuk plotësonte kriteret ligjore për të hyrë në vendin tonë.

Marmalatae të ambalazhuara në kova plastike 14 kg, u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr 250, datë 29.07.2011 “Mbi Disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

“Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese” thuhet në një njoftim të AKU.