Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu paralajmëroi se për shkak të aksidenteve të shumta rrugore do të ndërmerren masa për parandalimin e tyre. Sipas Veliut do të ketë shumëfishimin gjobash për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kryejnë shkelje.

Gjobat do aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim i gabuar, mosdhënie e përparësisë, këshillimi-lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Po ashtu kërkohet të futet gjoba këshilluese.

Ndërkohë si pika të zeza për aksidente Veliu përmendi rrethrrotullimin e TEG-ut ku vetëm në 3 muaj kemi pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Si dhe rrethrrotullimi i Kolonjës ku në 2 muaj kemi pasur 5 aksidente me pasoja fatale. Ai shtoi se numri më i madh i aksidenteve janë të hënën 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.

“Konstatojmë se janë disa pika shumë të vështira që na kanë sjellë aksidente fatale. Krahas mangësive të Policisë Rrugore është edhe projektimi inxhinierik të rrugëve. Tek Tegu për tre muaj kemi patur 7 aksidente. Në kolonjë po ashtu 5 aksidente. Kërkojmë edhe mendimin tuaj për përmirësimin inxhinierik të akseve rrugore. Numri i aksidenteve në 2019 7.9 të vrarë në aksident për 100 mij banorë ” tha Veliu, dër të tjera.