Sot në orën 13 00 aktori Xhevdet Ferri u përcoll për në banesën e fundit e ndonëse ai qe një artist ikonik, për aktorin e dhjetëra roleve, nuk pati homazhe shtetërore.

Ky duket, se ishte amaneti i fundit që la 59 vjeçari, transmeton KultPlus.

Ai nuk ka dashur të përcillet për në banesën e fundit në institucione shtetërore, por u ka lënë fjalë familjarëve të tij, që homazhet të jenë intime dhe sot miq, kolegë e familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të tyre në lagjen ku ai banonte në Tiranë. /konica.al/ KultPlus.com