Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit, “Ura e Mesit” Shkodër.

“Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës”, sqaron Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.

Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë .

Me gjatësi 108 metër, gjerësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër