Miqësorja në mes Vllaznisë dhe Bylisit e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut. Dy ekipet kanë bërë një ndeshje përgjithësisht të mirë dhe sidomos shkodranet kane treguar nje forme te mire sportive.

Paavaresisht rasteve te krijuara, asnjeri ekip nuk ka shenuar dot, nderkohe qe duhet thene se Bylis per disa minuta ne fund ka luajtur me 10 futbolliste per shkak te daljes me karton te kuq te njerit prej futbollisteve te tij si rrjedhoje e lojes se rende.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë sërish ka qenë Sherri, në mbrojtje Adili, Shehi, MAlota e Marku ndërkohë që treshja e mesfushës ka qenë e përbërë nga Gurishta, Ramadani e Bardulla. Në sulm ndërkohë kanë luajtur Lika e Shtubina të cilët kanë qenë në mbështetje të Hristov.

Në pjesën e dytë ndërkohë trajneri Jonuz ka aktivizuar pjesën tjetër të lojtarëve teksa ka debutuar me fanellën kuqeblu edhe sulmuesi moldav Sidorenco, nderkohe qe ka luajtur edhe mbrojtesi Gligorov qe mungoi ne sfiden e kaluar ndaj Struges.

Takimi mësohet se ka nisur me pak minuta vonesë ngaqë ekipi i Bylisit ka ardhur me vonesë në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut.

Kjo është miqësorja e fundit e Vllaznisë e cila paraditen e sotme i dha fund edhe përgatitjeve në Ohër dhe pas ndeshjes ndaj Bylisit do të marrë rrugën drejt Shkodrës.
© shkodrasport.com