Nuk ka më dilema, tashmë është zyrtare. Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Klubi katalanas ka vendosur të mos i japë më besim pas eliminimit nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e Superkupës me rezultatin 3-2.

Kampionët e Spanjës dolën me komunikim zyrtar ku reklamuan shkarkimin e teknikut aktual. Emri që do të marrë drejtimin është Quique Setien. Ish-tekniku i Betisit do të zërë vendin e Valverdes.