PS Shkoder vazhdon te jete nje fantazem e vehtes duke mos arritur te finalizoje asnje veprim politik dhe administrativ.
Tashme qe ka trokitur 2020, vijojne te jene pezull ceshtje thelbesore te vitit qe lame pas sic jane, zgjedhja e Kryetarit te kesaj force politike dhe emerimet e shumeperfolura te titullareve te institucioneve ne Shkoder.
E gjithe kjo argumentohet nga burime brenda PS me klanet brenda forces politike dhe mos dakordesia mes tyre pasi secila pale do te marre pjesen me te madhe te tortes se pushtetit.
Ne loje per te dominuar brenda kesaj force politike dhe per te vene veton mbi emerimet dhe punesimet jane ish zv/kryeministria Senida Mesi, dhe deputeti Luan Harusha, por jashte skemes nuk ngelet as ish koordinatori Ditmir Bushati i cili duket se vazhdon te kete lidhje te forta pushteti ne Shkoder permes personave te tij te besuar.
Ne kete portret planesh dhe interesash ato te cilet kane kosto direkte jane anetaresia, socialistet e ndershem dhe padyshim dhe qytetaret e Shkodres te cilet presin nga administrata publike pergjegjshmeri dhe transparence dhe jo sherbime sa per te kryer radhen sic ndodh rendom ne rastet kur titullaret jane sot per neser!
Deri me tani nuk ka asnje sinjal jeshil nga selia e PS Shkoder, e cila ende eshte pa nje kryetar dhe nuk dihet se kur do ta kete nje te tille.