Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, në lagjjen Kongresi i Elbasanit.
Burime paraprake për Fax News bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet dy automjeteve në lëvizje.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri 23 vjeç me iniciale K.P. Thuhet se i riu është qëllluar nja një mjet Fuoristradë me një mjet tjetër.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ende nuk janë të qarta rrethanat.
Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.