Gazetari Armand Shkullaku mendon se sistemi më i mirë për Shqipërinë është ai proporcional kombëtar me lista të hapura. Në emisionin Opinion ai tha se marrëveshja e re për reformën zgjedhore nuk i jep shumë garanci as opozitës, e cila për më shumë se një vit sipas tij ka gjuajtur me molotov.
“Këtu mat forcat, me sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura. Si mund të hapësh partinë me lista të mbyllura. Me lista të mbyllura deputeti nuk nuk është aty për aftësi të veta, por se e fërkon kryetari. Parlamenti sot nuk është i dobët, por është i tredhur. Ia ka marrë koqet Edi Rama sot dhe ia ka shtrydh” deklaroi Shkullaku.