Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u lirua pak ditë më parë me vendim të gjyqtarës Enkeleida Hoxha.

Gjatë një konferencë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, si pjesë e reformave dhe detyrave që Shqipëria po plotëson për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, Rama sulmoi gjyqtaren, duke thënë se është edhe lufta kundër atyre gjykatësve që i përkasin organizatës që ai e quan “KÇK” duke iu referuar rastit më të freskët të lirimit të Endrit Dokles.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin” tha Rama.

Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh, përfshirë vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale pritet të lirohet nga burgu me kusht.

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë, Enkeleida Hoxha, vendosi lirimin nga qelitë të tij pas disa vendimeve të mëparshme që i kishin krijuar lehtësira Dokles.