Lek Kurti është njëri nga protagonistët e ngjarjeve të 14 Janarit në qytetin e Shkodrës kur u zhvilluar demostrata e heshtur e mijërave qytetarëve kundër regjimit komunist dhe është rikthyer për të përkujtuar 30-vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Në rrëfimin e mëposhtëm Kurti tregon se si lnisi lëvizja e Janarit, ndërsa nuk preferoi të përmdnete emrat të protegonistëve, tha se gjithkush që ishte kundër sistemit, ishte protagonist.
Më tej, ai u tregua tepër kritik ndaj subjekteve politike për mënyrën se si e kanë përdorur dhe ushtruar poushtetin për 30 vite. Kurti tha se voton në çdo proces zgjedhjesh në Shqipëri, por kurrë nuk e ka votuar Partinë Socialiste, ndërsa shtoi se ka krijuar kushtet për të hequr dorë nga kjo e drejtë.
“Kur vjen te 14 Janari që është edhe zanafilla e kundërshtimit të atij sistemi, unë do ta ndaja në tri faza. Para 14 Janarit, në 14 Janar dhe pas kësaj date për shkak se kam dëgjuar të flasin shumë për këtë. 14 Janari është shumë më i ndërlikuar për t’u shpjeguar, nuk është thjeshtë një demostratë pas një lajmërimi të zakonshëm. Duhet të kemi një ide për çfarë kohësh po flasim. Për mendimin tim, nuk duhet ndjekur e njëjta rrugë që do të thotë të mos merremi shumë me kronologjinë e ngjarjes pavarësisht se ka vlerën e vet. Dua t’i bëj 14 Janarit një lidhje ndryshme, pasi të tria fazat që përmenda nuk janë njësoj por kanë të njëjtën rëndësi.
Ishte në trurin tonë ajo datë që mund të mos ishte pikërisht ajo datë, por ç’ka ndodhi edhe para se të ndodhte. Duhen marrë parasysh edhe ngjarjet dhe bisedat që bëheshin nëpër shtëpitë tona për atë çfarë ndodhte edhe jashtë Shqipërisë. Për këtë ngjarje duhej kurajo, ka pasur pjesmarrës por ka pasur edhe njerëz që kanë kontribuar më shumë se disa të tjerë pa dashur t’i heq meritat askujt”.
Kurti tha gjatë një interviste për gazetaren e Fax News Emi Kalaja se një ditë përpara se të ndodhte demostrata, ka pasur rrjedhje informacioni dhe këtë e argumentoime prezencën e shtuar të personaliteteve të njohura të vendit që drejtonin sigurimin dhe rendin, përfshirë edhe zv/ministrin.
“Informacioni doli, dhe me 13 Janar, Tirana dërgoi forca dhe zv/ministrin, dhe personazhe të tjera që mbanin pozita të larta. Kanë ardhur me dhjetra kaminonë që hynin përmes rrugëve jo normale. Informacioni në Tiranë kishte shkuar në forma të jashtëzakonshme, ndryshe nuk do të kishte aq shumë preokupim. Ata u munduan të krijonin një terror duke dërguar forca policiore, të sigurimit po ashtu në ato zona ku përflitej për revolta, kanë arrestuar dhe dhunuar dhjetra persona që i fusnin nëpër makina private. Kisha një shtëpi në atë kohë në një pallat që nga ballkoni shihej edhe dega e brendshme edhe çfarë ndodhte nëpër lagje. Lajmet që kanë arrestuar disa persona ne i morëm vesh të nesërmen jo atë natë”.
Ndërsa me ‘fazë të parë’ Kurti tregoi detaje të para datës 14 Janar dhe se si nisi lëvizja, fazë të dytë ai etiketon pikërisht ditën e demostratës.
“Faza e dytë ishte pjesmarrja. Unë nuk e di sa kanë qenë por jam befasuar sepse ishte hera e parë që dikush po guxonte, dilte jashtë linjave të shoqërisë. Imagjino të dalësh në një demostratë ku njerëzit ishin të paorganizuar në atë mënyrën tipike të tij. Nuk jam ai që përcaktoi zotësinë e pjesmarrjes në kuadrin e vendit ku kanë qëndruar atë ditë, edhe atyre që kanë qëndruar nëpër shtëpi, trotuare, nëpër rrugët e qytetit që shikonin se cfarë po ndodhte, por qoftë në biseda familjare ka thënë diçka pozitive për këtë lëvizje, ka dhënë kontributin e tij. 14 Janari si ditë përfundoi me një aksident tejet të vogël, dy e thashë u eliminuan por ishte e pamundur të elimininonin një popull të tërë. Aty mori edhe termin ‘demostrata e heshtur’ që është një term tejet i goditur”.
Ndërsa ‘faza e tretë’ sipas Kurti ishte pikrisht ajo çfarë vinte pas kësaj demonstrate, për të cilën ka përmendur edhe terrorin policor, arrestimet dhe përndjekjet.
“Pastaj vjen faza e tretë, e cila nis pasditen e 14 Janarit dhe në ditët në vijim, ku ata që e pësuan më shumë ishin ata që u dënuan dhe u futën nëpër burgje. Shumë prej tyre u përndoqën e masakruan nga hetimet. Shumë njerëz thonë se në atë kohë sistemi ishte në grahmat e fundit. Në 14 Janar ai sistem nuk ka qenë në grahmat e fundit, madje ka qenë më i fortë, hakmarrës dhe po përpiqej të kundërpërgjigjej më ashpër sepse pas 50 vitesh kishte një kundër reagim ndaj sistemit.
14 Janari theu frikën dhe sot e dimë çfarë ka ndodhur në Lindje. 14 Janari është një ngjarje e organizuar, dhe sim e tillë ka qenë ai e jashtëzakonshme. Natyrisht se në atë kohë nuk ka pasur forca opozitare pluraliste, ato nisën me lëvizjen e studentëve. Dihet që pas euforisë së fillimit, kushdo që do ta kishte në dorë, populli nuk ishte duke i dhënë votë një personi të caktuar apo një partie të caktuar, por populli do të mbështeste cilëndo që dilte kundër sistemit”.
Në këtë kontekst, një nga proteagonistët e asaj demonstrate tregon edhe qëndrimin e tij që ka për palët politike që u krijuan dhe rolin që luajtën.
“Partia Socialiste e cila nuk ka pasur kurajon të shkëpuste lidhjet me të shkuarën dhe kjo u konstatua me kongresin që mbajti, kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me 14 Janarin, dhe mund të them se 14 Janari ishte kundër saj, apo ishte arsyeja pse ndodhi 14 Janari. Ndërsa Partia Demokratike ka një 5% lidhje me këtë ngjarje, dhe kur them aq, e kam fjalën jo për lidhje direkte por indirekte. Nuk kam preferuar të përfshihem në strukturat e themelimit të PD-së, ajo premtoi dënimin e kriminelëve”.
Por si e gjeti ai qytetin e shkodrës pas 30 vitesh që është rikthyer nga Amerika ku jeton pikërisht për nderë të kësaj date?
Kurti: Nuk jam ai refugjati që vjen njëherë në dhjetë vite, jam tepër i lidhur me këtë vend, kam miq, shokë, por fatkeqësisht akoma shoh diçka që nuk ishte dashur ta shikoja. Njerëzit janë të lidhur me partitë, të gjithë duan të punojnë në shtet, akoma në tranzicion për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë. Mendoj se janë njësoj si njëra palë si tjetra. Por me një përjashtim. Duke qenë se njëra palë është kundërshtare për gjithë jetën për mua, familjen time dhe popullin shqiptar, me këtë krah nëse kam diçka për të thënë, e kam se kërkojnë ende votën tonë, ne të 14 Janarit. Ndërsa PD ishte një parti që kërkoi dhe mori në dorë drejtimin e vendit, unë e kam votuar personalisht, por mua pak kush më jep në këtë vend. Por PS-në nuk e votoj kurrë, jetoj në Amerikë dhe nuk lë proces pa votuar sepse është obligim qytetar, sepse është ajo që më ka bërë që të mëndoj se nuk do të votoj më.
Partia që kishte në dorë fillimin e këtyre ndryshimeve na gjeti të topitur. Askush nuk ka dalë të dënojë krimet e komunizmit, në një kohë kur jo vetëm komunizmi dhe Enver Hoxha ka qenë i keq, por kanë pasur pas një dyzinë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/488142708748061/