Lek Kurti ka rrefyer ate cfare ka ndodhur me 14 Janar te vitit 1990. Ai tregon gjithcka cfare ndodhi por nuk hedh poshte edhe zhgenjimin per politiken e ne menyre te vecante per PD.
Në këtë kontekst, një nga proteagonistët e asaj demonstrate tregon edhe qëndrimin e tij që ka për palët politike që u krijuan dhe rolin që luajtën.
“Partia Socialiste e cila nuk ka pasur kurajon të shkëpuste lidhjet me të shkuarën dhe kjo u konstatua me kongresin që mbajti, kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me 14 Janarin, dhe mund të them se 14 Janari ishte kundër saj, apo ishte arsyeja pse ndodhi 14 Janari. Ndërsa Partia Demokratike ka një 5% lidhje me këtë ngjarje, dhe kur them aq, e kam fjalën jo për lidhje direkte por indirekte. Nuk kam preferuar të përfshihem në strukturat e themelimit të PD-së, ajo premtoi dënimin e kriminelëve”.
Por si e gjeti ai qytetin e shkodrës pas 30 vitesh që është rikthyer nga Amerika ku jeton pikërisht për nderë të kësaj date?
Kurti: Nuk jam ai refugjati që vjen njëherë në dhjetë vite, jam tepër i lidhur me këtë vend, kam miq, shokë, por fatkeqësisht akoma shoh diçka që nuk ishte dashur ta shikoja. Njerëzit janë të lidhur me partitë, të gjithë duan të punojnë në shtet, akoma në tranzicion për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë. Mendoj se janë njësoj si njëra palë si tjetra. Por me një përjashtim. Duke qenë se njëra palë është kundërshtare për gjithë jetën për mua, familjen time dhe popullin shqiptar, me këtë krah nëse kam diçka për të thënë, e kam se kërkojnë ende votën tonë, ne të 14 Janarit. Ndërsa PD ishte një parti që kërkoi dhe mori në dorë drejtimin e vendit, unë e kam votuar personalisht, por mua pak kush më jep në këtë vend. Por PS-në nuk e votoj kurrë, jetoj në Amerikë dhe nuk lë proces pa votuar sepse është obligim qytetar, sepse është ajo që më ka bërë që të mëndoj se nuk do të votoj më.
Partia që kishte në dorë fillimin e këtyre ndryshimeve na gjeti të topitur. Askush nuk ka dalë të dënojë krimet e komunizmit, në një kohë kur jo vetëm komunizmi dhe Enver Hoxha ka qenë i keq, por kanë pasur pas një dyzinë.
https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/473841396862074/?v=473841396862074