Pastaj vjen faza e tretë, e cila nis pasditen e 14 Janarit dhe në ditët në vijim, ku ata që e pësuan më shumë ishin ata që u dënuan dhe u futën nëpër burgje. Shumë prej tyre u përndoqën e masakruan nga hetimet.

Shumë njerëz thonë se në atë kohë sistemi ishte në grahmat e fundit. Në 14 Janar ai sistem nuk ka qenë në grahmat e fundit, madje ka qenë më i fortë, hakmarrës dhe po përpiqej të kundërpërgjigjej më ashpër sepse pas 50 vitesh kishte një kundër reagim ndaj sistemit.

14 Janari theu frikën dhe sot e dimë çfarë ka ndodhur në Lindje. 14 Janari është një ngjarje e organizuar, dhe sim e tillë ka qenë ai e jashtëzakonshme.

Natyrisht se në atë kohë nuk ka pasur forca opozitare pluraliste, ato nisën me lëvizjen e studentëve. Dihet që pas euforisë së fillimit, kushdo që do ta kishte në dorë, populli nuk ishte duke i dhënë votë një personi të caktuar apo një partie të caktuar, por populli do të mbështeste cilëndo që dilte kundër sistemit

14 Janari i vitit 1990 / Lek Kurti, "rrefen" cfare ndodhi ate dite ne Shkoder // INTERVISTA EXCLUSIVE

Lek Kurti eshte kthyer nga Amerika e larget per te qene ne kete pervjetor ne te njejtin vend si 30 vite me pare, me 14 Janar 1990 kur kishte dale prane bustit te Stalinit me gruan dhe femijen vetem 2 vjecar ne krah. Ai tregon perjetimet shpirterore te asaj dite nje nje interviste per gazetaren Emi Kalaja, ndersa nuk nguron te shpreh zhgenjimin per shfrytezimin e kesaj levizjeje nga politika ne vitet qe pasuan // www.eetimestv.com

Posted by EeTimes.al on Wednesday, January 15, 2020