Jeta ka qenë e padrejtë për Namik Koxhaj në Kodër Kamëz, i cili do të humbiste nga jeta dy djemtë e tij dhe bashkëshorten. Situata do të rëndohej edhe më shumë, ku pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e vjetër. Por sot është dita e një fillimi të ri. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzuan familjes Koxhaj çelësat e banesës së re ku jeton bashkë me një nga dy vajzat.
Ndërkohë momente të veçanta kryeministri i ka kaluar me djalin e vogël të familjes Koxha, të quajtur Doel. Rama i ka dhuruar një makinë dhe një kamion lodër Doelit, i cili është lumturuar pa fund. Doeli me çiltërsinë e tij ka shkaktuar të qeshura, ku pasi mori makinën lodër vërejti që nuk kishte bateri.
Ndërkohë kryeministri njofton se të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij vit.
” Kodër Kamëz – Në Shtëpinë e Re të familjes Koxhaj, ku pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e vjetër… Por sot është dita e një fillimi të ri. Ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij vit” shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/316074872626361/