Shqipëria dëbon dy diplomatë iranianë në ambasadën në Tiranë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm.

Lajmi është bërë me dije nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, icili ka njoftuar dëbimin e dy përfaqësuesve diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.