Ka përfunduar mbledhja në selinë e Partisë Demokratike me Kolegjin e Kryetarëve ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryeopoizitari, Lulzim Basha, ndërsa burime për Fax News bëjne me dije se në orën 20 30, vetëm pak minuta më vonë këtij të fundit do ti mbërrijnë në zyrë edhe aletatët.
Gazetarja e Jonada Zelka e cila ndodhet tek selia e PD-së raporton se, kryetarët e degëve i kanë kërkuar Bashës rikthimin e protestave, ndërsa është diskutuar për datat 20 ose 22 shkurt, ndërkohë priten më tepër detaje pas përfundimit të takimit me kryetarët e partive në koalicion.
Në tryezën me aletatët Basha tashmë nuk ka temë diskutimi vetë Reformën Zgjedhore por edhe atë të thirrjes së qytetarëve në protesta ndërkohë që pritet të zbulohet në minutat në vijim me detaje që do të jenë përmendur apo vendusr në tryezën e sotme.
Ky takim vjen pas marrëveshjes me mazhorancën për të nënshkruar një bashkëpunim në ecurinë e Reformës Zgjedhore dhe po ashtu pas kërkesës që i është parashtruar kryetarit të PD-së, për rikthimin e protestave që konsistojnë me fillimin e tyre një vit më parë dhe që në verë u zbehën.
Kujtojmë që viti 2019 u shenjua nga protestat e opozitës, e cila u ngrit kundër mazhorancës dhe protestoi për muaj me radhë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.