V E N D I M
PËR
PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2020 NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;
ç) Për kategorinë ekzekutive 668.
2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

Shkenca juridike Audit i brendshëm Shkenca ekonomike Shkenca ekonomike/juridike Shkenca shoqërore Shkenca sociale Histori-filologji Shkenca mjekësore Veterinari Agronomi Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to

Kimi Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme Shkenca inxhinierike Arkitekturë Arkeologji dhe restaurime Artet e bukura Gjeodezi Shkenca ekzakte Shkenca edukimi Mësuesi Arsim i lartë ushtarak/policor Arsim i lartë.

3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2020, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA