Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike, është shprehur se kjo parti është e hapur për të gjithë. Në një deklaratë për mediat Basha ka bërë me dije se fton të gjithë aktorët që kërkojnë të marrin pjesë në Reformën Zgjedhore, që janë të mirëpritur prej tij për të diskutuar.

“Në procesin që sapo ka ndodhur ne shkojmë me objektiva të qarta. I bëj thirrje çdo kujt që ta shfrytëzojë mundësinë e derës së hapur në opozitën e bashkuar dhe PD. Ky është është misioni jetik i yni, që të krijojë hapësirë që në çdo hap për kontributin e shoqërisë civile, grupet e interesit”, u shpreh Basha.

Më tej Basha tha se do diksutohet dhe ndryshimi i sistemtit zgjedhor. “Është i ftuar cdo kush që të vij dhe të kontribuojë në procesin e reformës Zgjedhore. Do luftojmë deri në ndryshimin e sitemit dhe artitjen e më të mirës së mundshme. Do diskutojmë çdo mendim deri në ndryshimin e sistemit”, shtoi kreu i opozitës.