Gazetari Artan Hoxha ka treguar disa detaje lidhur me arrestimet e mbrëmjes së djeshme për ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit.
Hoxha tha se këto arrestime nuk ishin planifikuar. Ai deklaroi në studion e “ABCNews” se Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk kishte vend ku t’i fuste të arrestuarit dhe shtoi se 4 gra të arrestuara kanë qëndruar në një krevat në qeli.
“A duhej bërë ky arrestim kaq masiv? Në plan të parë duket se është dhënë një goditje e fortë. Mbrëmë Drejtoria e Tiranës ishte e mbushur me familjarë dukej sikur kishte miting apo protestë. Katër gra të arrestuara dje kanë qenë në një qeli në një krevat. Ata nuk e kishin planifikuar, ore ku do i çojmë këta njerëz. Nuk lejoheshin të takonin avokatët sespe s’ ishin bërë akoma prokurat”, tha Artan Hoxha.