Policia e Tiranës është duke zhvilluar një megaoperacion, për arrestimin e personave që kanë përgjegjësi në ndërtimet në zonën e Vorës, Kasharit dhe Farkës, dhe që pësuan dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Burime bëjnë me dije se derimë tani janë shoqëruar 40 persona, në mesin e të cilëve dhe drejtues të këtyre komunave, si dhe shefa të urbanistikës.
Mes personave të shoqëruar është dhe ish-kreu i Komunës së Farkës Bardh Plaku, si dhe Luan Beta, ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vorës.
Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.
Fatmirësisht në asnjë nga këto zona në Tiranë, nuk u shkaktuan viktima nga tërmeti, ndërkohë që dëmet kanë qenë të konsiderueshme, duke lënë të pastrehë qindra banorë.