Finalizohet operacioni policor TAKIMI

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

I vendosën gjobë 21 mijë euro një shtetasi dhe lanë vendtakim për të marrë paratë, por prangosen nga Policia.

Vihet në pranga një 43 vjeçar, me masë sigurie Arrest shtëpie , person i dyshuar për veprimtari  kriminale në Itali si dhe një 37 vjeçar, person i shpallur në kërkim disa ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr 2.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet i pajisur me fenelina e sirenë policie, 2 karta italiane të falsifikuara dhe një patentë e falsifikuar, të cilat i përdorte personi në kërkim ndërkombëtar, si dhe një sasi parash.