Shumë prej nesh e kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre duke pritur. Ne presim për autobusin çdo mëngjes, presim për notën e një provimi, presim për telefonatën se kemi fituar punën, presim për njoftime mbi shëndetin e një të afërmi të sëmurë etj. Por gjëja me të cilën e kalojmë më tepër jetën tonë, është duke pritur që ajo të ndryshojë.
Ne duam të shfaqet në jetën tonë ai person që do të vijë në jetën tonë dhe do të fshijë pasiguritë tona. Ne duam atë punën që me magji do të fshijë gjithë problemet ekonomike që kemi. Ne presim që të na ndodhin momentet më të bukura në jetën tonë.
Por e vërteta është se, ti duhet të jesh gjëja që duhet t’i ndodhë jetës tënde. Jeta jote do të mbetet krejtësisht e njëjta për gjithë pjesën e mbetur, derisa ti të ndërmarrësh veprime për t’i ndryshuar gjërat. Askush nuk do të vijë për t’i ndryshuar gjërat e tua. Binde veten për këtë gjë. Nëse do të jesh me dikë, shko dhe afroju atij asaj. Nëse do të arrish diçka, futju punës për ta arritur. Nëse ke kuptuar se ke lindur për t’ju shërbyer të tjerëve, mjaft prite për një shenjë për ta bërë këtë gjë. Ti nuk je një pasagjer i pashpresë për jetën tënde, i ulur në sediljet e pasme të një makine. Ti je shofer i ulur në vendin e drejtimit të automjetit dhe mënyra se si ti e ndërmerr rrugëtimin tënd, varet vetëm nga ty. Je ti që mund të vendosësh të qëndrosh në të njëjtin vend, ose të ndërmarrësh rrugë sa më të bukura në jetën tënde. Bëhu ai ajo që ke dashur përherë të bëhesh.