Psikologia Denata Toçe e lidh ngjarjen e makabre të vrasjes së 52-vjeçares Drita Saliajt me dominancën sociale të burrave në Shqipëri. Në emisionin Opinion, ku u trajtua pikërisht kjo çështje, psikologia bëri deklarata të forta.

Denata Toçe E kanë dhunuar sepse të dhunohet një grua në Shqipëri dhe unë këtu jam me Preçin nuk është asgjë është afërmendsh që një grua që kundërshton, një grua që nuk bindet një grua që nuk i bindet burrit…Këta burra 16-vjeçarë që u është rritur ajo që kanë mes këmbëve, këta e vrasin, këta e dhunojnë. Shih çfarë thotë ai, xhaxhai i vet e rraha thotë mirë e mirë që të më tregonte. Kjo është një shoqëri dhune. Teoria më e fortë sot sociale është që legjitimon krimin brenda familjes është ajo e dominancës sociale, pra e dominancës së burrit.

Detajet e krimit u zbuluan nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 26 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç. Ka qene vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 Janarit.
Ka shkuar në polici bashkë me nënën e tij, Mimoza Saliajn dhe ka folur. Në datën 4 Janar, ai, Sindi Shehaj dhe Ervis Zotaj shkuan të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliajt.

Kanë hyrë brenda, kanë pirë kafe dhe i kanë kërkuar që një pako hashash ta blinin me 50 Euro, ndërsa Drita u ka thënë ta marrin me 200 Euro. Dy të miturit dhe Zotaj nuk kanë qenë dakord. 27 vjeçari Zotaj e ka dhunuar gruan dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Me një shall në gojë dhe me duart e lidhura pas me litar, e kanë çuar në makinë për ta hedhur në rezervuar. Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të datës 5 Janar kur e kanë hedhur të gjallë në ujë. Polumbarët e gjetën trupin e pajetë më 7 Janar / Opinion.al