“Një gan.gster shqiptar i dëbuar nga Britania për vr.asjen e armikut në atdheun e tij, është rikthyer në Britani të Madhe ku tashmë drejton një lavazh makinash”, kështu shkruan Daily Mail për 49-vjeçarin shqiptar Riza Vatoci.

Riza Vatoci, 49 vjeç, u pa në biznesin e tij në qetësi Bognor Regis, West Sussex. “Reporteri ynë e pa që mbërriti me një Jaguar të zi”, shkruan gazeta.

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vr.arë një person për motive hakmarrjeje dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burg në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në bu.rg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, ku ka kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër arr.esti, Vatoci u arrestua. Ai zhvilloi një betejë të kushtueshme ligjore, duke pretenduar se të drejtat e tij të njeriut do të shkeleshin nëse ai kthehej në Shqipëri.

Ai u deportua në vitin 2012, por u la i lirë pas dy muajsh në bu.rg në Shqipëri, duke argumentuar me sukses dënimin që nuk zbatohej më sipas ligjit shqiptar.