Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar sot ndaj su.lmeve të Lulzim Bashës nga Italia, ku thoshte se qeveria e re nuk do të jetë e papërgatitur në raste emergjencash.
Braçi e ironizon kreun e PD duke i kujtuar përmbytjet e Shkodrës gjatë vitit 2010 kur vetë Basha ishte ministër i qeverisë së vjetër.
Ja Postimi i Zv/Kryeministrit Braçe.
Ooooo Zooot!
QEVERIA IME NUK DO JETE E PAPERGATITUR PER FATKEQESITE NATYRORE!
Mesia (jo Messi) qe ju fanepset shqiptareve nga jashte shteti, perhere nga jashte shteti, eshte Lylëzim Basha!
Qeveria e tij nuk do jete e papergatitur eeeeej! Ky! Keta!
Ore vertete mendoni ju se keni dale nga veza tani apo cfare?! Pa shihi pak fotot ti i pergatituri perhere;
Nuk eshte Venezia e ketij dimri, por Shkodra e dimrave 2009 e 2010! Nga dhjetori ne dhjetor,Shkodren e permbytet 5 here rresht 5 HERE RRESHT! E dini perse? Sepse nuk beni dot llogarite,
mbledhje zbritje, shumezime etj, me ujin-rreshjet, ujin ne lumenj, ujin ne liqene; Shkurt, ju ngeli rubineti ne dore, nderkohe portat nuk u mbylleshin. Kaq te pergatitur ishit! Te njejtet jeni serish! Ti Mesia minister, ti Mesia kryetar bashkie, ti Mesia kryetar partie!
Dhe nje gje, jam i bindur qe ti ja del te ndryshosh bojen e okut, por jo historine; Mbajne mend ne kete vend!