Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se ditën e nesër kryeministri Edi Rama do inaugurojë godinën e re të shërbimeve kirurgjikale në QSUT, por sipas Spahiajt ky investim është vetëm një flluskë sapuni. Ai këtë e cilëson me filozofinë e “tollonit” e të racionimit të kujdesit shëndetësor, ndërsa thotë se është kthim pas në teknologji. Spahia deklaron edhe tre fakte sipas tij, ku thotë se është përgjysmuar numri i shtretërve. Ndërkohë që shton se teknologjia është skandaloze, ndërsa për më tej shton se nuk ka qendër edukuese për studentët.

“Nesër kryeministri ilegjitim do inaugurojë me bujë godinën e re të shërbimeve kirurgjikale në QSUT, ku përfshihen klinikat 1, 3 dhe Urologjia. Në fakt investimi “i madh” i qeverisë është një flluskë sapuni, në filozofinë e “tollonit” pra racionimit të kujdesit shëndetësor, por edhe të kthimit pas në teknologji.

Eshtë përgjysmuar numri i shtretërve, duke mos patur mjaftueshem shtretër as për urgjencat, e jo më për të sëmurët e planifikuar. Sa për ilustrim: nga 50 shtretër që ka patur klinika 3, numri reduktohet në 30. Kurse klinikës 1 i ulet numri I shtretërve nga 34 në 30.

Teknologjia pastaj është histori më vete, skandaloze. Pajisjet e përdorura janë “standard definition“ e jo high definition sic është standardi modern në Europë.

Burimet thonë se firmës fituese I janë dashur përpjekje titanike për të gjetur atë teknologji të viteve 90 për kolonat e aparaturat e videolaparoskopisë, se nuk po përdoren më.

Nuk është menduar për ambiente të nevojshme për studentët, profesorët që të zhvillojnë mësim në këtë qendër edukuese. Për stafin mjekësor janë vetëm 4 dhoma të vogla, pra 2-3 mjekë në një dhomë. Filozofia dritëshkurtër rilindase harron faktorin kryesor, atë njerëzor.

Të gjitha këtyre mangësive, u shtohet ajo më e madhja: rreziku kryesor i mospërmbushjes së numrit të ndërhyrjeve të planifikuara për shkak të koncesionit të sterilizimit e mungesës së fondeve. Paaftësia e kombinuar me makutërinë është rrezik fatal për qytetarët e vendin! RamaIk