Makina e kreut të FRPD në Durrës Ndrec Pjetri është djegur aksidentalisht pasditen e sotme. ”BalkanWeb” mëson se shkak ka qenë një defekt elektrik në makinën e tij që ka çuar më pas në flakë.
Ka qenë vetë Ndrec Pjetri i cili ka pranuar se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme. Gjithashtu ”BalkanWeb” disponon videon e automjetit në flakë ku shihet edhe puna e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.