Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se në ditët në vijim selia blu do të nxjerrë fakte se edhe tre kryebashkiakë të tjerë kanë të shkuar kriminale.

Në takimet që ka zhvilluar ditën e sotme, Bardhi tha se dy kryebashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë të shkuar kriminale në qarkun e Dibrës, e ndërsa dyshimet janë edhe për një tjetër në qarkun e Lezhës.

“Unë besoj që për qarkun e Dibrës është e qartë se shumica e kryetarëve të bashkive kanë të shkuar kriminale, madje kanë bërë dhe veprime kriminale. Kemi në proces verifikimi se dy prej kryebashkiakëve në qarkun e Dibrës kanë të shkuar kriminale. Po verifikohet një nga kryebashkiakut e qarkut të Lezhës. Kur të vërtetohet se ka probleme me ligjin e dekriminalizimit do të bëhen faktet publike. Ne kemi informacione që një nga kryebashkiakët preket nga dekriminalizimi” tha Bardhi.