Regjimi komunist ka lënë pas gjurmët e tij diçka të cilën e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme të cilat tregojnë masat që kishte marrë ndaj sulmeve’ të mundshme nga vendet ‘armike’
Kukësi Nëntokësor, njëri prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon, dhe i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve atomike.
Tunelet të ndara edhe me dëgëzime janë 30 metra nën tokë ndërsa shkallët në formë rrethore nuk kanë të mbaruar në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirinth. Për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda nga sistemi i kaluar pa llogaritur qindra punëtorë që kanë punuar për ta ndërtuar.
Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Një pjesë e pallateve të ndërtuara në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm, bën me dije gazetari i Fax News Ermal Hallaçi.
Pak kohë më pare, mediat ndërkombëtare e rënditën Shqipërinë pas SHBA-së dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak edhe të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.