Që në sezonin e kaluar ish deputetja e PD, Grida Duma doli hapur dhe fort në mbështetje të idesë së ndryshimit të sistemit zgjedhor që nuk ishte një tabu as për partinë e saj. Por tashmë që gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Basha e ka hedhur përfundimish poshtë propozimin për një sistem me lista të hapura ku deputetët të mos varen nga kryetari, Duma e ka shtuar dozën e kritikave indirekte.

Ajo është shprehur e bindur se “një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura si rruga që do ti çonte drejtë fitores” tha Duma në një intervistë në AbcNews. Sipas ish deputetes dy janë gjërat që e dëmtojnë PD-në. Së pari vdekja e konkurencës së mbrendëshme që i motivvon demokratët të maksimum, dhe së dyti mendësia se po bëjmë diçka me shpejtësi se nuk ka kohë, formulë që Basha e përdori edhe kur bëri listat katastrofale të 2017.

Në qëndrimet e Dumës ndonëse nuk ka një kritikë ballore për liderin e PD-së, shigjetimet indirekte duken sheshit: “Besoj që sistemi i hapur, pavarësisht formës, dhe kjo duhet diskutuar maxhoritar, proporcional, kombëtar, është gjë tjetër, por rrit atë që duhet, besimin dhe konkurencën të cilat unë po i quaj në mënyrë metaforike kuajt fitues të vendosen në raport me kontratën e drejtëpërdrejtë me qytetarin të vendosen në krye të axhendës politike. Patjetër që zgjedhjet e parakohshme janë një prioritet më i madh por më lejoni të them që nëse ne do të themi gjithmonë që “nuk ka kohë”, atëherë koha e fitores nuk do të vijë asnjëherë“ u shpreh ajo ne Abc News.