Banorët e Postribës në Shkodër kanë zhvilluar një protestë pasi një firmë gurore po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjithë burimet natyrore duke e bërë zonën të pajetueshme.
Ata iu kanë bërë shkresa të gjitha institucioneve deri tek kryeministri, por thirrjet e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër. Një prej banorëve, Smail Braçi tha se për shkak të punimeve është bllokuar kanali vaditës dhe uji është bërë i papijshëm.
“Jam banor i fshatit Domen. Për krejt komunitetin e Postribës paraqet një rrezik shumë të madh punimi i kësaj gurorreje lidhur me çështjen jetike. Kjo gurore punon mbi burimin e ujësjellësit që furnizohet komuna Postribë. Kjo gurore ka prishur një kanal vaditës, që vaditen me të disa hektarë tokë dhe sot thahen për ujë. Sot është bërë prishja e saj totalisht.
Ky kanal është thënë se do të futet në tub, por është lënëpër të mos u furur në tub sepse gjëja e gjallë gjithmonë ka pirë ujë në këtë tub. Mungesa e ujit është në këtë kanal vaditës. Ka bërë ndotje ekologjike, pluhura dhe kullotat bëhen të pakullotshme për gjënë e gjallë. Fshati jonë jetën e ka të lidhur me to. Ne na është ngushtuar jetesa në maksikum.
Ndoshta qeveisë i duket diçka e vogël kjo punë, ndoshta ju duket më me interes të sjellin qumështin prej Serbie dhe mishin prej Brazilit. Është bllokuar krejt rrejedha e ujit dhe ne sot pimë ujë të turbullt e të papijshëm”, tha ai.
Ndërsa një tjetër banor, Bashkim Ruçi u shpreh se autoritetet mohojnë të ketë punime në zonë.
“Lumi Rrasek dhe kanali vaditës janë prishur, peticioni i është dërguar të gjithë institucioneve dhe përgjigja ka qenë se firmat s’janë duke punuar. Mbi 7 shtëpia janë të pabueshme”, deklaroi ai.