Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë 25 minuta pas mesanet në repartin e ortopedisë dhe ka përfshirë kabinat elektrike të pavionit

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt” njofton policia.

Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale por 5 pacientë pësuan asfiksi nga tymi dhe u dërguan në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Pas më shumë se 3 orësh zjarrfikësit ja dolën të neutralizonin flakët.

Gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike dhe riparimi i dëmeve kërkon kohë sipas inxhinierit elektrik të spitalit pasi janë përfshirë të katër katet.