Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore duke shkaktuar shumë kaos në pallatin ‘Kensington’ Dyshja kanë vendosur të jetojnë të pavarur financiarisht, në Amerikën e Veriut. Për largimin e tyre, ka folur dhe presidenti Trump.
Në një intervistë për “Fox News” Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për vendimin e dyshes. I pyetur nëse mendon se Harry dhe Meghan duhet të kthehen në pallatin mbretëror, Trump është shprehur se nuk dëshiron të ndërhyje por megjithatë i vjen shumë keq që kjo po i ndodh mbretëreshës Elizabeth.
‘Unë thjesht kam një respekt të tillë për Mbretëreshën, nuk mendoj që kjo duhet të ndodhë me të’ tha presidenti.
Më tej ai ka treguar se e konsideron ngjarjen si të trishtueshme dhe se mbretëresha Elizabeth është një grua e shkëlqyer që kurrë nuk ka bërë ndonjë gabim.