Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me zjarrin e rënë në Spitalin e Durrësit orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u dogjën nga flakët, dosjet e rrjetit si dhe raportet e ndërhyrjeve të bëra. Çështja i është caktuar prokurores Pranvera Gruda.
Sipas inxhinierit elektrik të spitalit, flakët erdhën nga një masë në kabinën elektrike si pasojë ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. Ai shtoi se riparimi i dëmeve kërkon kohë pasi janë përfshirë të katër katet ndërkohë gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike
Hetimi për këtë ngjarje vjen pasi është hera e tretë që ajo përsëritet.
Fatmirësisht nga flakët nuk pati viktima. Rreth 100 persona u evakuuan nga spitali ndërsa 5 u dërguan në Tiranë si pasojë e mungesës së oksigjenit.