2020-ta ka nisur me ngjarje në Shkodër. Fillimisht sasitë e eksplozivit në banesën e efektivit të Policisë së Shkodrës Prel Milani dhe vetëm pak orë më pas në fshatin Grude e re ne banesën e shtetasit Kol Bungaja.
Si të mos mjaftonte tritoli, breshëria e armëve në fshatin Grudë vetëm dy ditë më parë, riktheu edhe njeherë në qëndër të vëmëndjes Shkodrën dhe lidhjen e tij me krimin.
Po deri ku kanë shkuar hetimet e policisë
Sa i takon shpërthimit me eksploziv të regjistruar mbrëmjen e 4 Janarit, Policia e Shkodrës nuk ka ende persona të dyshuar. Asnjë emër nuk është mbi tryezën e hetuesve të Policisë së Shkodrës kjo edhe për vetë specifiken e ketyre ngjarjeve të cilat në të shumtën e rasteve ngelen pa autorë.
Sa i takon breshërisë së armëve në fshatin Grude dy ditë më parë blutë e Shkodrës kanë arritur që të identifikojnë autorët por jo duke i arrestuar ato.