Dritan Dajti, ka lënë qelinë për shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut. Ai është shoqëruar në masa shumë të rrepta sigurie.

Zona e ish-bllokut është ‘blinduar’ e gjitha, nga efektivët e shumtë të policisë. Si shikohet edhe në një video të publikuar edhe fugonat e policisë janë të shumtë. Videoja është publikuar nga gazeta ‘Tema

Në gusht të vitit 2009 Dritan Dajti u mori jetën 4 efektivëve të policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij.

Të vdekur mbetën efektivët e policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari.

Dritan Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm. Edhe pse mori katër jetë ai u dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Policia shoqëron Dritan Dajtin të rregullojë dhëmballat në ish bllok

Posted by Gazeta TemA on Friday, January 10, 2020