Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt pas akuzave të PD-së se ka qënë i dënuar në Greqi. Deri javën tjetër Ismaliaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore për të dhënë gjurmët e gishtave.

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000.

Ismailaj në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm të verifikohej nga Prokuroria.