Futbollisti i Kombëtarës Shqipëtare , Elsaid Hysaj “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe ka sponsorizuar udhëtimin dhe biletat për 65 nxënës të Gjimnazit “Dodë Kaçaj” Bajze dhe Gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplik në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e ri “Air Albania” me yjet e Kombëtares Shqiptare ndër vite si dhe me veteranë të futbollit Italian, Grek dhe Turk.
Kjo ndeshje erdhi si iniciative e Federatës Shqiptare të Futbollit për të kontribuar në ndërtimin e shtëpive për familjet e prekura nga termeti.