6 vite pa Zamir Shpuzën. Tutoja, siç u njihte në shoqëri, u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare. Ish- futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare. Një djalë profesionist në sportin e futbollit dhe zemërgjërë e human në jetën e përditshme.

Një njeri fisnik dhe patriot, por mbi të gjitha njeri modest dhe i humorit.

Duke iu referuar karrrierës së tij të pasur sportive, Zamir Shpuza spikati jo vetem tek Vllaznia e viteve ’90-të, ku u shpall edhe kampion i Shqipërisë, por edhe si futbollist i Buduçnostit të Podgoricës, anëtar dinjitoz i kombëtares së Shqipërisë, si dhe me një karrierë shumë të pasur në futbollin gjerman.

/Sport nga Bajraktari/