Kur të keni dalë prej materniteti dhe jashtë ju pret një bashkëshort dhe baba i lumtur, dorëzojani atij menjëherë beben dhe vetë shkoni tek parukierja.
Babai në këtë rast do të duhet të gjindet – nuk do të ketë nga kush të kërkojë ndihmë. Kështu, ai dalëngadalë do të mësojë ta ushqejë, pastrojë, ndërrojë dhe shëtisë beben.
Kjo është e nevojshme jo vetëm për ta ndihmuar nënën, por edhe për të kultivuar raport të afërt me fëmijën – ai s’ka qenë shtatzënë, nuk ka lindur, kështu që dashuria e tij është direkt e lidhur me fuqinë e përkushtimit.
Dr Benjamin Spok