Policia ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili e kishte kthyer në “profesion” djegien e makinave.
Janë të paktën tetë raste zjarrvëniesh të qëllimshme që policia ka zbuluar se i ka kryer ky 26 vjeçar, ndërsa mbeten ende mister arsyet.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Durrës dhe Prokurorinë e Durrësit.