“Protestat? E vetmja rrugë jo si dëshirë e jona por si një mundësi për ta shpëtuar Shqipërinë është largimi i kësaj qeverie që ka marrë peng të ardhmen tonë dhe rinisë duke i detyruar që të shkojnë në emigracion”
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas një takimi me strukturat e partisë në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Numri dy i PD theksoi se nuk ka datë konkrete për protestat, por sipas tij, objektivi kryesor për këtë vit është rikthimi i protestave.
Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do ti kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike tha Bardhi.