Një makinë është djegur rreth mesnatës në Fushë Krujë, në lagjen Punëtori, ndërsa ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme.

Djegia e mjetit ka ndodhur rreth orës 01:00, ndërkohë që mjeti është një Land Rover me targa AA 141 AA, i cili është në pronësi të shtetasit Xh F

Pronari i makinës ka bërë denoncim se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte. Edhe policia thekson se mjeti është lyer me benzinë në pjesën e përparme dhe më pas i është vendosur flaka.

Po punohet për identifikimin e autorëve, ndërkohë që po merren dhe pamjet e kamerave të sigurisë në disa biznese pranë vendit ku është djegur makina.