Mbrëmjen e djeshme Princ Harry dhe Meghan Markle dhanë lajmin se do krijojnë një jetë të pavarur nga mbretëria duke i siguruar vetë të ardhurat e tyre. Emrin do ta shndërrojnë në markë dhe prodhimin e sendeve me imazhin e tyre do ta shndërrojnë në një kompani globale. 6 muaj më parë urdhëruan prodhimin e 100 artikujve si lapsa dhe filxhanë me fotot e tyre.
Mirëpo grupe të ndryshme njerëzish ca të zhgënjyer dhe ca të entuziazmuar nga vendimi i tyre i papritur po u bëjnë thirrje të dorëzojnë titujt mbretërore dhe çdo avantazh tjetër që vjen nga titujt.
Një prej këtyre grupeve është antimbretërori “Republic”. “Ata nuk mund t`i mbajnë të dyja, edhe titullin, edhe punën e thjeshtë, kjo nuk do t`i lejonte as të përqëndroheshin tek puna”, thotë grupi “Republic”.