Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë arritur më në fund në një marrëveshje. KlanKosova shkruan se dy partitë kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur, duke i dhënë fund sagës së krizës dhe takimeve pa një përfundim.
E njëjta media shkruan se LDK do të ketë 6 ministri:
Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës
Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal
Ministria e Arsimit dhe Kulturës
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Financave dhe Transfereve
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit
LDK do të ketë gjithashtu të drejtën për të propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE
Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit. Ndërsa Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.
Kurti dhe Mustafa u mblodhën pasditen e sotme kokë më kokë ku diskutuan mbi krijimin e qeverisë së re. Pas takimit, dy politikanët nuk janë prononcuar mediat, por zëdhënësi i Mustafës tha se ende nuk kishin një marrëveshje por mes të dyve ka zhvillime të reja. Mesa duket, Mustafa dhe Kurti e kanë vendosur gjithçka.