Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar të parën seancë stërvitore në Ohër. Stafi teknik i ka kushtuar më shumë rëndësi përgatitjes fizike të futbollistëve ndërkohë që duhet thënë se me kontigjentin e lojtarëve që është nisur mëngjesin e sotëm nga Shkodër është bashkuar edhe një futbollist tjetër.

Bëhet fjalër sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov. 27 vjeçari që në sezonin e fundit ka luajtur Fk Borec Veles, ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit dhe në ditët në vijim, pasi të jetë dhënë edhe OK-i i stafit teknik, do të ulet e të bisedojë me drejtuesit e klubit për kushtet e kontratës dhe detaje të tjera.

Ditën e nesërme ekipi do të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradreke në orën 11.00 dhe pasdreke në orën 18.00.
© vllaznia.al