Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët në Vjenë kryeministri Rama u shpreh se shumë shpejt do të vizitojë dhe Rusinë përveç Ukrainës dhe SHBA-së.
Kjo vizitë do të zhvillohet në cilësinë e kreut të OSBE-së tha Kryeministri si pjesë e axhendës së detyrës që ka kryesimi i OSBE.
“Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE dhe është pjesë e angazhimeve që kam marrë ndërkohë që gjatë gjithë vitit kemi bërë dhe harmonizimin e angazhimeve me ministrin në detyrë për të balancuar obligimet e OSBE, dhe obligimet e brendshme. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, praktikisht më të shpejtat janë vizitat në Ukrainë, Në SHBA dhe Rusi. Për datat presim konfirmime nga të gjitha palët” tha Rama për gazetarët./abcnews.al